fbpx
Lajme

Presidenti do t’i takojë LDK’së, Albin Kurti fshehë ankes-marrëveshjen me LDK’në

Pjesë e marrëvjeshjes për koalicion në mes të VV’s dhe LDK’s është edhe aneksi i veçantë për zgjedhjen e Presidentit, por që Kurti nuk ua ka shpalosur vartësve të tij nga rreziku i shpërthimit të paknaqësive të mëtejme brenda VV’s.

VV dhe LDK janë shumë pranë një marrëveshje, pas takimeve intensive ditëve të fundit kur tashmë afati kushtetues për formimin e Qeverisë numëron ditët e fundit.

Detaje të marrëveshjes kanë dalë në media, ku mes tjerash pjesë e marrveshejs është që Vjosa Osmani do të jetë kryetare e parlamentit, ndërsa të dy partnerët qeveritarë do të ndajnë nga 6 ministri si dhe 3 të tjera për minoritetet.

Ajo që nuk ka dalë në media është se si ka mbetur çështja e zgjedhjes së Presidentit, dhe cilës parti i takon.

Burime të Periskopit pranë LDK’s mësojnë se për çështjen e presidentit është arritur ujdia që presdienti t’i takojë LDK’s.

Por, për këtë marrëveshje është bërë një ankes i veçant ku është detajizuar zgjedhja si dhe kujt i takon posti i presidentit, në këtë rast LDK’së.

Por, detajet e këtij aneksi, thonë burime brenda LDK’së, Albin Kurti edhe ca kohë do t’i mbajë për vete.

Kurti nuk po ua bënë të ditur këtë ankes vartësve të tij në VV, shkaku i mundësisë së nxitjes së paknaqësive të mëtejme brenda VV’s, që tashmë kanë filluar, pas lëshimeve dhe ndryshimit të qëndrimeve që lideri i tyre i ka bërë një pas një brenda pak muajve.

Që ky aneks të mos dalë në publik Kurti ka marrë edhe premtimin prej zyrtarve te LDK’s, deri pas votimit eventual të Qeverisë, që të evitohen ndarje brenda VV’s.

Sidomos e dhimbshme për militatët e VV’s po konsiderohet sakrifikimi dhe detyrimi i Galuk Konjufcës për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeparalmentarit./PERISKOPI/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close