fbpx
Lajme

“Si këshilltar Peci ka marrë laptop, telefon dhe me pare të shtetit ndreqi maicat e tij për fushatë”

Ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kishte kritikuar ashpër Faton Pecin para pak vitesh.

Gashi ka thënë se në mandati ne tij janë realizuar projektet e ministrisë për 99% dhe se ka rritur buxhetin në 43 milionë euro.

“Nuk i keni shpenzuar mjetet sepse kanë qenë të keqkualifikuara. Në mandatin tim është rritur në 43 milionë euro buxheti. 99 për qind janë realizuar projektet e ministrisë”, u shpreh ai.

Gashi ka akuzuar Faton Pecin që si këshilltar i Ministrit ka marrë laptop të cilin s’e ka kthyer. Po ashtu tha se ka marrë edhe telefon. Por Peci tha se telefonat i kanë marrë të gjithë. Faton Peci ishte këshilltar i Kujtim Shalës, sa ky i fundit ishte Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ti ke marr telefon, ti ke marr laptop, edhe do të jepni përgjegjësi ligjore sepse asnjë nuk i keni kthyer, ato kanë qenë aseste të Ministrisë së Kulturës”, i ka thënë Gashi, Pecit.

Po ashtu, Peci është akuzuar nga Gashi se ka shfrytëzuar subvencionet për të shtypur maica me emrin e tij për të bërë fushatë. /gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close