fbpx
Lajme

Mustafa: Disa njerëz në LDK i kaploi dashuria dhe virusi i Vetëvendosjes

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja ende vuan nga virusi i Vetëvendosjes.

Mustafa ka thënë së në LKD ka veprimtarë e aktivistë mirëpo disa nga ta i ka kapluar “virusi i Vetëvendosjes” dhe dashuria.

Unë i përkas LDK-së, pavarësisht se tani nuk jam në krye të saj. Ka njerëz të mrekullueshëm, veprimtarë besnikë, ka një kulturë të veçantë shtetërore. LDK-ja është një pasuri politike dhe institucionale për vendin, sepse kontribuon në amortizimin e sjelljeve ekstreme dhe devijante , të cilat janë të dëmshme për stabilitetin e vendit dhe për demokracinë. Viteve të fundit disa njerëz në këtë parti i kaploi dashuria dhe virusi i Vetëvendosjes, një logjikë e largët me filozofinë politike të saj.“, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se LDK duhet të shërohet nga ky virus.

Sa më shpejt që shërohet nga ky virus, aq më shpejt do të rritet dhe do të konsolidohet”, deklaroi Mustafa.”

Isa Mustafa në mars 2021 kishte dhënë dorëheqje nga pozita e krytarit të LDK-së

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close