fbpx
Lajme

Babai i dëshmitarit X i cili bëri vetëvrasje: EULEX e ndau djalin prej gruas e fëmijëve, krim bëri EULEX

Raportimi i vitit 2011:

Në muajin mars, policia e EULEX’it arrestoi nëntë të dyshuar në lidhje me rastin Kleçka, Zogaj në mesin e tyre. Idrizi thotë se djali i tij ishte marrë nga shtëpia atë ditë.

Ai e kujton djalin e tij si një luftëtar të madh, të respektuar nga të gjithë që e njihnin nga koha e tij në UÇK.
“Gjithçka që di është se EULEX’i e mori djalin tim me forcë në muajin maj këtë vit dhe që atëherë e kam pasur të vështirë të dëgjohem me të”- i ka thënë ai Gazetës Jeta në Kosovë. “Është krim i madh çfarë i ka ndodhur djalit dhe unë e familja e bëjmë EULEX’in përgjegjës për këtë”.

Pas rrëfimit të tij, i gjithë akraballëku pohon me kokë, në shenjë pajtimi.

Kryefamiljari rrëfen tutje se si më vonë ka kuptuar që djali i tij në fakt nuk është arrestuar, si gjithë bashkëluftëtarët e tij, edhe pse EULEX-i erdhi për ta marrë edhe atë nga shtëpia.

“EULEX-i krejt gabim e ka pasur. Ma ndanë Agimin prej gruas dhe fëmijëve, pa vullnetin e tij. Unë ata i zë përgjegjës për vdekjen e djalit tim”- thotë Idrizi.

Familjarët thonë se kanë mësuar, pak kohë më vonë, se Agimi ishte dëshmitar në rastin e Kleçkës dhe se ai fshihej pas emrit të koduar si “Dëshmitari X”. Pas këtij zbulimi, shpjegojnë se kanë pasur frikë dhe ishin të kufizuar në lëvizjet e tyre në publik.

Kujtoi se si para një muaji, në dyert e shtëpisë së tij në Lipjan trokiti një nëpunës i EULEX-it me përkthyes. Thotë se ishte rumun, dhe se nuk i pëlqeu që i erdhi në shtëpi, pasi nuk e ka fort në qejf shtetin e tij pasi nuk e njeh Kosovën.

“Erdhën ata dy dhe më pyetën se çka i keni punët dhe nëse isha dëgju me Agimin. Ju tregova se jam përmallu shumë dhe se po mërzitna a është mirë a jo! Ai djali i EULEX-it më tha shkurt se djalin e kam mirë dhe se besa i ka punët dhe vendin shumë më të mirë se unë! Pak nejtën dhe ju thash që t’ia përcjellin të falat se në shpi krejt mirë jena”- rrëfen plaku i cili kishte dyshime për arsyet pse i kishin ardhur këta mysafirë në derë. /KALLXO.com/ https://kallxo.com/gjate/familja-fajeson-eulexin/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close