fbpx
Lajme

Njësinë FIT/NJSI nuk e krijoi e as trajnoi Kurti, pra nuk është shkatërruar gjithçka në 20 vitet e fundit

Njësia FIT e Policisë së Kosovës është njësia më e përgatitur për aksione të ndryshme e cila është trajnuar nga amerikanët. Njësia Speciale Intervenuese FIT (NJSI) kryen operacione të sigurisë në raste të veçanta dhe për zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë.

Angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë. Aktualisht në të punojnë 80 punonjës. Ishte themeluar në vitin 2004 dhe deri më tash ka qenë në gjendje të nxjerrë shpesh rezultate pozitive gjatë operacioneve intervenuese.

Pjesëtarët e FIT-it janë më të trajnuar dhe më të armatosur se ROSU. Siç thuhet, ROSU përdoret për t’i thyer demonstratat, e roli i FIT-it është për qëllime të veçanta.

Njësia FIT përdor armë ‘Glock 19’, ‘MP-5’ spirale dhe AK-47, ndërsa përdorë automjetet e Renault Sherpa. Ajo ka autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës me pjesëtarët e njësisë speciale elite “FIT “, tashmë të njohur si “NJSI”, në vitin 2019 kanë marr pjesë në garat ndërkombëtare të Njësiteve Speciale Cross Fit-it ( Sparta 300 ), që organizohen në shtetin e Hungarisë.


Në këtë garë ndërkombëtare marrin pjesë shtete nga Evropa dhe Azia, ku NJSI, duke dëshmuar përgaditjet e larta profesionale dhe fizike, ka arritur që në garat ekipore të renditet e dyta, përderisa në garat individuale ka rezultuar e para.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close