fbpx
Lajme

Veprimtari i LPK-së: Ahmet Haxhiu u arrestua, pastaj u lirua dhe u la rrugëve të Beogradit

Shkruan: Ramadan Avdiu

Para 27 viteve më 02.08.1993, do të pasojë një fushatë e madhe e ndjekjeve dhe arrestimeve nga policia pushtuese serbe në Kosovë. Pas arrestimeve të pesë veprimtarëve të LKÇK-së, tashmë në shënjestër ishin veprimaterët e LPK-së. Në atë kohë pas mesnate ishte rrethuar nga më shumë se 200 policë e UDB-ash shtëpia ime.

Meqë unë nuk ndodhesha në shtëpi pushtuesit nuk arritën të më arrestojnë. Por ata arrestuan disa anëtarë të familjes sime.Po atë natë në këtë fushatë ndër më të mëdhatë pas demonstratave të vitit 1981, do të arrestohen: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu dhe Rexhep Avdiu në Prishtinë, Sanije Aliu nê Ferizaj, Hajredin Hyseni, Ismet Mahmuti e Faik Ajeti në Podujevë, Ilaz Kadolli, Hysen Gegaj e Shefki Muqaj në Suharekë, Binak Berisha në Rahovec, Behajdin Hallaqi e Avdullah Avdullahu në Prizren, Fisnik Cukaj në Pejë…Do të kërkohen për të arrestuar por do t’i shmangen arrestimit edhe Hashim Thaçi e Mehmet Bislimi në Skenderaj, Kadri Veseli në Mitrovicë, Azem Syla, Ramiz Lladrovci dhe Ilmi Zeka në Drenas, Hydajete Krasniqi, Ibish Neziri, Ardian Krasniqi, Skender Krasniqi, Gjelosh Vata në Pejë, Ekrem Jashari dhe Sejdi Sejdiu në Ferizaj, Muharrem Elshani Murat Bytyqi e Xhemajl Rudi Bafti Sopa, në Suharekë, Halil Selimi në Preshevë, Ukë Shala në Klinë, Shaban Ajeti në Podujevë….Disa ditë më vonë do të arrestohen edhe Bajrush Xhemajli në Ferizaj, Shemsi Veseli në Prishtinë, Ali Lajçi në Pejë, Sadri dhe Imer Shala në Klinë . Kjo fushatë e arrestimeve bëri që veprimtarët që iu shmangën arrestimit të kalojnë në ilegalitet dhe të përcjellin zhvillimin e situatave.

Të arrestuarit do të dënohen në procese gjyqësore të organizuara në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.Kjo fushatë çekuilibroi organizimin shumë të mirë që e kishte LPK-ja dhe bëri që disa procese të planifikuara dhe vendime të marra në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të LPK-së të mbajtur disa ditë para fushatës së arrestimeve, të mos zhvillohen sipas afateve të parapara. Por megjithatë, ato u vendime u jetësuan dhe kulmuan me forcimin e UÇK-së vlerës sonë më të madhe kombëtare pas vitit 1912, e cila është meritore për çlirimin dhe pavarësimin e vendit….Të gjithë veprimatrët e arrestuar do të dënohen kurse Ahmet Haxhiu pasi iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetëore do të lirohet duke u lënë në mes të rrugës në Beograd ku ishte në spitalin e burgut…Fotoja më poshtë u realizua pas kalimit të Ahmet Haxhiu në Zvicër në redaksinë e gazetës Zëri i Kosovës në vitin 1994.Ndërsa fotoja II me Xhavit Hazirin në hapjen e Mbledhjes së III të Përgjithshme të LPK-së, më 04.10.1991 në Ujmirë!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close