Diplomati Hollbruk: Ibrahim Rugova dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar
Richard Holbrooke kishte pasur disa takime me Rugovën gjatë kohës së luftës por edhe pas saj, ndërkaq vdekja e tij ai e ka konsideruar të tmerrshme
Mësoni se çfarë ka shkruar Holbrooke për Rugovën në librin e zisë.
“HUMBJE E TMERRSHME”
“Kur e kam takuar Ibrahim Rugovën për herë të parë, ai dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar, duke bartur një shall që thoshte se do ta varte, vetëm kur ta sheh vendin e lirë.
E shikoja duke ndjekur ëndrrën e popullit të vet nën kushte të jashtëzakonshme me urtësi dhe këmbëngulësi, dhe u bëra admirues dhe shok i tij.
Çfarë kënaqësie ishte ta shoh më në fund në Prishtinë pa shallin e tij! Mbaj zi për ndërrimin e jetës, së bashku me tërë popullin e Kosovës.
Derisa Kosova e fitoi lirinë nën udhëheqësinë e tij, tani përjetoi një humbje të tmerrshme në një pike kritike, kur shumë punë mbeten për tu bërë.
Apeloj tek liderët kosovarë të bashkohen dhe të punojnë së bashku, për të arritur pavarësinë për të cilën President Rugova luftoi”.