fbpx
Lajme

Mjeku: Veseli më 1998 më tha të shkojmë në Jabllanicë, sepse është plagosur Haradinaj

Mjeku i UÇK-së, Fadil Beka, përmes një video të postuar nga ish kreu i PDK-së, kishte rrëfyer përvojën e tij të luftës me Veselin dhe Haradinajn.

“Me Kadri Veselin na lidhin shumë ngjarje të rëndësishme gjatë periudhës së luftës. Unë do ta potencoja 24 marsin e vitit 1998 kur në zonën e Dukagjinit është plagosur Ramush Haradinaj. Kërkesa e Kadri Veselit ka qenë që, së bashku me mua si mjek, të shkojmë në Jabllanicë, sepse është një shok i yni i plagosur, një shok i mirë, një luftëtar i mirë, prandaj është e domosdoshme dhe duhet të shkojmë atje”, rrëfen mjeku i UÇK-së”.

Fadil Beka ishte kirurgu dhe mbetet shtyllë e fuqishme e profesionit mjekësor para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë përkatësisht në Drenicë. Kjo e dëshmon edhe video e mëposhtme ku shihet Kirurgu Dr.Fadil Beka, i cili jep kontributin e tij madhështor gjatë luftës, duke i ndihmuar popullit dhe Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close