fbpx
Lajme

Takimi fundit para vrasjes: “Unë me Shkëlzenin e kemi përcjellur Luanin, Hashimin e Kadrinë për në Shqipëri”

Njëri na luftëtarët e orëve të para z. Lahi Brahimaj, ka rrëfyer ekskluzivisht për një emision të Kanal10 takimin e fundit me Heroin Luan Haradinajn.

“Luani para se të vritej ishte janari, do të thotë ka qenë në Kosovë dhe ka udhëtu në Shqipëri bashkë me Hashimin dhe Kadrinë, unë i kam përcjellë së bashku me Shkëlzenin deri në Botushë me makinë, në Botushë me një kullë të gurit që tash s’më kujtohet emri i familjarit, ka qenë edhe Musa Fetahaj i cili ishte mik me Shkëlzen Haradinajn dhe ai e kishte atë familje miq në Botushë, i kemi dërgu deri aty edhe ata mi përcjellë deri në Koshare në kufi, për të vazhduar andej. Ky ishte takimi, ndarja e fundit me Luanin dhe atëherë gjatë tentimit me hy brenda ka ra në kufi që ishte bashkë me Ramushin dhe të tjerët, vrasja e tij që ndodhi në maj“, tregoi Lahi Brahimaj.

Gjenerali i UÇK-së dhe ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka rrëfyer një moment interesant se çfarë u kishte ndodhur Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Luan Haradinajt në një fshat të Deçanit.Brahimaj në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini tregon se përderisa Thaçi, Veseli, Haradinaj ishin duke bartur armë me kuaj, në zbardhje të mëngjesit ata në hyrje në fshatit Irzniq ishin takuar me një plak që po ujiste tokën e tij.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Luan Haradinaj po kalon në afërsi të Irzniqit dhe mëngjesi po agonte. Meqë Luani kishte frikë se mos banori e njihte, e udhëzon Thaçin apo Veselin të pyes bujkun për një rrugë dytësore që të qonte në Gllogjan, meqë rruga kryesore mund të ishte e frekuentuar nga policia serbe”.

Ai tregon se situata me plakun nuk kishte shkuar siç ata dëshironin, pasi ai ishte më kureshtarë se që duhej.

“Plaku pasi i pa me kuaj të ngarkuar, i pyeti se me çfarë merren. Këta të zënë në befasi thanë se punojnë me ndërtimtari. Plaku tha që ai kishte nevojë të lyente një shtëpi, dhe u kërkoi atyre çmimin për ta kryer atë punë dhe këta duke mos e njohur mirë çmimin i dhanë një çmim tepër të lartë, por Luani kishte ndërhyrë duke thënë se janë të shtrenjtë por “jemi mjeshtër të mirë”. Dhe ata ishin detyruar të lyejnë shtëpinë e bujkut”. Arsyeja se përse Luani i vendosi çmim të lartë ishte për t’u ndarë nga ai.

“Pasi ata arritën në Gllogjan, unë isha duke i kryer disa punime në shtëpi. Meqenëse situate ishte e tillë që unë kisha njerëz të armatosur në shtëpi, dhe s’mund të merrja mjeshtër, Hashimi, Kadria dhe Luani më ndihmuan të lyej një kënd të shtëpisë, dhe sot e kësaj dite e ruaj një ballë me punën e tyre dhe ndoshta do ta bëj muze”, tregon Lahi Brahimaj./Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close