Haradinaj: Anton Quni ishte i preferuari i Xhavit Halitit, ai më dërgoi letër për Antonin
Njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së z. Nasim Haradinaj, në një intervistë në Rrokum kishte treguar për rolin e Xhavit Halitit dhe Anton Qunit gjatë luftës së Kosovës. Ai ka treguar disa detaje interesante të kohës.
“… e kanë ba njëfar Heroi Anton Qunin, kshyrni Anton Quni për luftën ka qenë në rregull, unë se kam pas asnjë problem me Antonin atëherë, përkundrazi po e them edhe njëherë e po e potencoi, e kam kshyrë me admirim sepse ka qenë i preferuari i Xhavit Halitit, Xhavit Haliti mu m’ka qu letër m’ka thanë Antonin e ki në rregull e s’ki nevojë me ju frikësu ati hiç. E ndëgjova edhe Antonin, faleminderit ai për mu foli mirë, por se kemi detyrë me e livdu njëri-tjetrin, por duhet me tregu një realitet. Asnjë problem me to se kam, por të thuash që e kam përgaditë brigadën Delta, do të thotë prej 1998 e ke përgaditë brigadën Delta në Tiranë, nëpër Shqipëri e s’ke hy kurrë në luftë e ke hy në luftë pas bombardimeve në njëfar mënyre, dhe tash po do me marrë pjesën e luftës komplet, ku edhe brigadën Delta Anton Quni e udheheqë vetëm tri ditë. Se me të 11 është vra Agim Ramadani dhe Anton Quni kalon në pozitën e Shefit të Shtabit e merr vet aty, dhe e emëron në vent të Anton Qunit, me deltën ka udhëheqë Xhemajl Fetahu“.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=1640999085937789 22min