DETAJET: “Adem Jashari ishte pjesë e LPK-së, ndërsa Hamëz Jashari pjesë e Partisë Parlamentare”
Ali Ahmeti kishte kontakt të vazhdueshëm me Grupin e Adem Jasharit, respektivisht kishte kontakte telefonike me komandantin legjendar Adem Jashari. Poashtu, ai ka treguar se shpesh ka komunikuar edhe me Ilaz Kodrën, që të mos përgjohej biseda me Adem Jasharin.
Ai është përgjigjur në pyetjet se a ishte pjesë e LPK-së Adem Jashari.
“Këto gjëra janë politizu shumë, shumë janë përvetësu nga grupe të caktuara, një përballje, një përpjekje kush është ma meritori, Adem Jashari ka qenë pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës – LPK-së, por Hamëza ka qenë në Partinë Parlamentare. Po me Agim Ramadanin dhe Sali Çekajn kemi mbajtur takime në Gjermani, po flasim për vitet 1992, 1993, 1994 e 1995, tash me saktësi nuk e dij, në Singen e takime që i kemi patur të përbashkëta, e si me u organizu ma mirë, edhe ata e kanë ditë që ne jemi LPK, dhe i kemi thirrur njerëzit të gjithë bashkë aty“, tregoi Ali Ahmeti.