fbpx
Lajme

DOKUMENT| Zyra e Kryeministrit shpenzoi mbi 21 mijë euro për telefoninë fikse dhe mobile

Për një vit, Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar mbi 21 mijë euro për telefoni fikse dhe mobile.

Gjatë tre muajve të parë të vitit të kaluar, sa Qeveria e Kosovës ishte udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe nëntë muaj të tjerë nga Albin Kurti, që të dy kryeministrat së bashku me zyrtarët e tjerë të zyrës së tyre, kanë shpenzuar 21 mijë e 589 euro për telefoni fikse dhe mobile.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, Demokracia.com i ka siguruar shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit gjatë vitit të kaluar dhe aty shihet se për telefoninë fikse i kanë shpenzuar 3 mijë e 779 euro. Ndërsa, për telefonat mobil, sipas raportit zyrtar të Zyrës së Kryeministrit, janë shpenzuar 17 mijë e 815 euro. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close