fbpx
Lajme

A gënjeu Bllaca i UDB-së, ja dëshmitë, vëllai i Ibush Kllokoqit: Ai nuk kishte frikë nga UÇK-ja

Zona Express, kishte publikuar edhe dëshminë e bashkëshortes së Ibush Kllokoqit, në rastin e njeriut të UDB-së, Nazim Bllacës. Nazim Bllaca pretendon se është ai që e ka vrarë Ibush Kllokoqin. Ibush Kllokoqi ka punuar në sigurimin e shtetit serb dhe është vrarë në gusht të 1999. Emisioni “Udhëve”, kishte publikuar përgjimet dhe dokumentet ku dëshmohet se Nazim Bllaca ishte pjesë e UDB-së serbe nga viti 1997, dhe nuk ishte asnjëherë pjesë e SHIK-ut, edhe pse UDB e kishte përgatitur për të thënë se ishte pjesë e SHIK-ut.

Bllaca ishte zënë në rren në Gjykatë, ku edhe dy dëshmitarët në rastin e Ibush Kllokoqit, Drita Kllokoqi (bashkëshortja) dhe Alishan Kllokoqi (vëllau) kishin deklaruar krejt diçka tjetër për komunikimin e Ibush Kllokoqit me vrasësit në ditën e vrasjes.

Përvec kësaj, ekzistojnë paqëndrueshmëritë në deklaratat e Nazim Bllacës lidhur me ngjarjet e aktakuzës, veçanërisht kontradikta lidhur me Pikën 1 të aktakuzës, lidhur me atë që i ishte thënë dëshmitares Drita Kllokoqi nga personat që u shfaqën në portë, mbrëmjen e datës 6 gusht 1999 dhe që po e kërkonin burrin e saj. Sipas Nazim Bllacës, është deklaruar që grupi i kërkoi Ibush Kllokoqit për të diskutuar çështjen e pasaportës me të. Sipas Drita Kllokoqit (bashkëshortja e Ibush Kllokoqit), tema ishte shitja e autobusit (Zastava), diçka çka u mbështetë edhe nga një dëshmitar tjetër, Alishan Kllokoqi, vëllai i Ibush Kllokoqit. Gjykata arrin në përfundim se ka më shumë të ngjarë që shitja e autobusit është ajo që është përmendur në këtë rast dhe se kujtesa e Nazim Bllacës lidhur me pasaportën është më pak e mundshme dhe prandaj e pasaktë“, thuhet në vendimin e Gjykatës, me gjyqtarë të EULEX-it, të cilën e kishte publikuar Zona Express.

Alishan Kllokoqi (vëllau i Ibush Kllokoqit), pas pyetjeve të mbrojtjes, tregoi se vëllai i tij kishte punuar në sigurimin e shtetit nga viti 1975, ndërsa ata së bashku ishin marrë me autobus që nga 1995-ta.

Ai tha se pas luftës, në një rast, Ibush Kllokoqi i kishte thënë: “Ndoshta do të shkoj në UÇK”. Sipas Alishanit, i vëllai nuk kishte frikë nga UÇK-ja.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close