fbpx
Lajme

CIA e kishte zbuluar planin, Millosheviq kishte plan për vrasjen e Hill-it në Shkup, si ndodhi rasti?

Gazetari i njohur serb, Millomir Mariq, në vitin 2017, në një intervistë për emisionin “Në Qendër” të gazetarit Vasko Eftov, kishte folur edhe për përgatitjen e një atentati në vitin 1999 nga shërbimi sekret serb ndaj ambasadorit amerikan në Shkup, Christopher Hill. Sipas gazetarit Mariq, rasti kishte ndodhur pas bombardimeve të NATO-s.

Sipas gazetarit fillimisht Sllobodan Millosheviq i kishte besuar ambasadorit Hill, por më vonë ishte revoltuar me të, transmeton Demokracia.com.

Njëri nga njerëzit kryesor të Millosheviqit për operacione sekrete, ka marrë detyrë që me njerëzit e tij të shkojë në Shkup dhe ta likuidojë për atë që u bëri serbëve në Rambuje“, kishte treguar gazetari Mariq.

Më tutje gazetari Mariq rrëfen se “Ai njeri ka shkuar te ish shefi i tij, i cili ka kërkuar të mos bëjë atë gabim, sepse NATO sërish do të bombardojë Serbinë. Me xhipa kam shkuar deri te gjenerali Jankoviq dhe kam dashur ta thyej rampën në kufi. Aty ësht bë kaos. Është kthyer në Beograd dhe u ka thënë shefave të tij e CIA e ka zbuluar këtë plan”, rrëfen Mariq.

Gazetari serb kishte treguar se i njëjti agjent ka dashur të kryejë atentat edhe ndaj miliarderit Xhorxh Soros në një shtet evropian përmes agjentit të tij me nofkën “Mungos”, por edhe ky atentat ka dështuar.

Rrëfimin e tij ku flet për atentatin ndaj ambasadorit Hill mund ta gjeni në minutën e 23-të. https://www.youtube.com/watch?v=_gKWr148mPI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close