Gashi: Në Betejë të Koshares kishte vetëm emblemë të UÇK-së, LDK u mundua pas luftës ta përvetësoj
Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Binak Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Beteja e Pashtrikut është po aq e rëndësishme sa ajo e Koshares.
Mirëpo ai shton se për shkak të politikës dhe “luftës” për shkak të përfitimeve politike ajo nuk lavdërohet sa duhet. Me numrat zyrtarë, konsiderohet se serbët kishin humbur tri herë më shumë ushtarë se sa shqiptarët në betejë në këtë betejë e cila përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës dhe përfundimin e luftës. Gashi shton se ai ka qenë kontribuues edhe në Koshare, por beson se pas lufte partitë politike u munduar të përfitojnë nga ajo betejë.
“Unë kam qenë edhe në Koshare kontribuues, por edhe këtu. Kam 40 dëshmorë që kanë dalur nga duart e mija në atë betejë. Por pas luftës LDK u mundua ta përvetësojë. Nuk është e vëretë që kishte njerëz të partive në atë betejë. Ksihte vetëm një grupim. Ishte UÇK-ja. Në Betejë të Koshares kishte vetëm emblemë të UÇK-së e asnjë tjetër”, tha ai.
Ai tutje shton se ishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ai që dha urdhërat në këtë betejë.
“Kam pasur rastin po e them edhe një herë të bashkëpunoj afër me Kudusi Lamen të cilin e falënderoj shumë. Shtabi i Përgjithshëm ka qenë i pransihëm në betejë dhe i ka dhënë udhëzimet. Nuk ka pasur tjerë. Po dëgjoj tani nëpër debate se UCK nuk ka pasur hierkarki ushtarake. Kjo nuk është aspak e vërtetë. UÇK ka pasur strukturë dhe hierarki. Kam edhe shënime e shumë të tjera me të cilat mund ta dëshmojë sa herë ka nevojë”, shtoi ai. /Gazeta Express/