Kurti befason: Millosheviqi nuk e ka konsultuar kurrë Vuçiqin për “krimet e luftës në Kosovë”
Kryeministri Albin Kurti e ka dhënë një intervistë në gjuhën angleze për mediat e huaja, respektivisht për mediumin DTT-NET. Kurti ndër të tjerash ka thënë se “Millosheviqi nuk e ka konsultuar Vuçiqin për krimet e luftës në Kosovë”.
Për këtë ka reaguar gazetari Ekrem Krasniqi duke e shpërndarë videon dhe duke thënë se “Shko në malet e Berishes dhe shihe shtëpinë ku kanë punuar kolegët e mi të Kosovapressit se si ishte sulmuar nga MiG-at Milosheviqit ajo. Kush i tha gjeneralëve të tij pse duhet sulmuar Kosovapress në 1999? Sipas teje Vucic paska qenë minister engjull”.
Ja video: https://twitter.com/E_H_Krasniqi/status/1527290017021759491?s=20&t=uqVyK5BuWqKPJeVq-1Qdhw&fbclid=IwAR0jr9sQSY8hLPtqi_-9aNDnRlQPtQC4Cb3xIzghGW413zjcINQwgHH5jl4
Poashtu për këtë ka reaguar edhe Sekretari i PDK-së z. Betim Gjoshi duke thënë se “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë një favor të madh Serbisë dhe Presidentit të saj.Ndryshe nga Wiliam Walker, miku i madh i shqiptarëve dhe njeriu që alarmoi botën për masakrat e Serbisë në Kosovë, Albin Kurti, me zë dhe figurë, po ia heq përgjegjësinë për krimet e Serbisë në Kosovë, Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit, ish-Ministër i Millosheviqit.Deklarata e Kurtit, fatkeqësisht e dhënë nga Kryeministri dhe jo nga ndonjë politikan i parëndësishëm i pushtetit të Vetëvendosjes, është tendencë e Kurtit për ta rehabilituar figurën e Vuçiqit me të cilin ai po negocion për marrëveshje.19. 05. 2022 – ALBIN KURTI: “E dimë shumë mirë se presidenti i Serbisë ishte ministër i Informimit të Millosheviqit. Por, unë mund ta imagjinoj se Millosheviqi kurrë nuk e ka konsulutar Vuçiqin. Pra, nuk duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ta distancojë veten nga Millosheviqi, i cili asnjëherë nuk e ka konsultuar atë”.10. 12. 2021 – WILIAM WALKER: “Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”.”Ai [Aleksandar Vuçiq] ka qenë i përfshirë që nga fillimi në përpjekjen për të mbrojtur të pambrojturën, e që është fakti se forcat e sigurisë së Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në vetëm atë që ka ndodhur në Reçak, por kanë qenë të përfshira në shumë masakra dhe krime kundër njerëzimit”.