fbpx
Lajme

Dëshmitari I del me emër e tronditë EULEX-in: Më shantazhuat, vepruat si mafia italiane

Para disa vitesh ishte zhvilluar një proces gjyqësor për rastin Kleçka. Fatmir Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm. Po ashtu, sipas ish gjyqtarit Simmons kjo lëndë asnjëherë nuk kishte bazë për t’u futur në gjykim.

Poashtu, tani do të sjellim dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur, i njohur ndryshe si dëshmitari I, i cili kishte vendosur ta bëj publik identitetin e tij.

“Epoka e re” / Lirim GECI

Gjatë kësaj seance gjyqësore, dëshmitari “I” vazhdimisht ka akuzuar prokurorin Salustro për presionin që ia ka bërë atij. Kur është pyetur nga kryetari i trupit gjykues se për çfarë presionesh bëhet fjalë, dëshmitari “I” është përgjigjur:

“Ky e din fortë mirë se çfarë shantazhesh me ka bërë më policët e tij. Ky është mësuar me mafinë italiane. Unë kurrë nuk kam dashur që të takohem me te. Ky ka ardhur në shtëpi me policët e tij dhe më ka marrë dhe me ka dërguar në mal. Ky ( Salustro) me ka dërguar në një dhomë dhe vinte e me merrte në pyetje sa herë dëshironte. Ka ardhur prapë të shtëpia dhe më ka thënë, se duhet për të ardhur prapë për të dëshmuar. Unë në atë kohë e kam pasur bashkëshorten shtatzënë dhe ajo është shqetësuar shumë. Ky ( Salustro) nuk është ndalur dhe ka ardhur prapë. Më detyronte që të pranojë disa gjëra të cilat nuk kanë qenë të vërteta. Gjendja im nuk ka qenë e mirë dhe as tani nuk është e mirë, për arsye të tij (Salustros) unë bëjë kontrolla të një pas njëshme”.

Dëshmitari “I” akuzon Salustron për presion

Dëshmitari “I” zbulon identitetin

Në fillim të seancës, dëshmitari “I” ka kërkuar që të mos jetë dëshmitar i mbrojtur, por t’i zbulohet identiteti, mos t’i ndryshohet zëri dhe të vijë në sallë të dëshmojë. Ai nuk ka dashur që nëpërmjet video-linkut, të dëshmojë. Dëshmitari “I” ka zbuluar identitetin e tij, ai quhet Urim Krasniqi.

Trupi gjykues e ka miratuar kërkesën e tij. 

/epokaere/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close