fbpx
Lajme

Andin Hoti nuk është larguar nga PDK, është shpifje nga disa zyrtarë të PDK-së

Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti nuk është larguar nga PDK. Gjatë ditës së sotme, mediat e kanë marrë si fakt të mirëqenë një të pavërtetë apo një keqkuptim nga Anëtari i Kryesisë z. Adri Nurellari. Burimet e EPILOG-ut tregojnë se ai asnjëherë nuk është larguar nga PDK edhe pse e ka pranuar një post shumë të ndjeshëm për të zbardhur fatin e personave të pagjetur.

Andin Hoti në emisionin në ATV dhe Klan Kosova para pak ditësh, kishte treguar se ai mbetet në PDK si dhe nuk ka ndërruar subjekt politik.

Hoti kishte treguar një nga arsyet që e kanë shtyer t’i bashkohet PDK’së, është kryetari Kadri Veseli.

‘Kadri Veseli është njeri i sinqertë,  i drejt dhe nuk ia ka frikën askujt dhe merr vendime të mëdha. Ka vizion të qartë. Unë pata dëgjuar edhe për veprimtarinë e tij të luftës e paraluftës. Kjo është një nga arsyet pse unë kam hyrë në PDK’, kishte thënë Hoti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close