fbpx
Lajme

Kërcënuesi i Albin Kurtit sot del para Gjykatës

Kandidati për deputet nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, është arrestuar mëngjesin e së dielës. Arsyeja e arrestimit të tij kishte qenë një postim në rrjetin social Facrbook, përmes së cilit Hoti e ka kërcënuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Hoti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq sot do të merret vendimi nëse ndaj tij do të vendoset masa e paraburgimit.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President. Albin Kur është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtet të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kur ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, ishte statusi i Hotit në Facebook i cili çoi deri në arrestimin e tij.

E për këtë shkrim, Hoti është ndaluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për 48 orë.

Prokurori kujdestar ka kërkuar që ndaj Hotit të shqiptohet masa e paraburgimit, e këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zyrtarja për Informim e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Pas vendosjes së masës së mbajtjes për 48 orë, prokurori kujdestar ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin H.H.”, ka thënë Ulaj.

Ndërkaq seanca për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit do të bëhet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Këtë e ka thënë për Express zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Sot do të mbahet seanca, nga ora 13:30”, ka thënë Gashi.

E Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së dielësh kishte dhënë detaje për rastin, të cilin e ka cilësuar si “shtytje në vrasje”.

“Prishtinë (NN:) 28.12.2019-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar përmes rrjetit social Facebook kishte publikuar një shkrim i cili është trajtuar si më lartë. Lidhur me rastin njësiti policor e ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje të menjëhershme në polici. Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona, në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për rastin. I dyshuari pas paraqitjes në polici, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”. Thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq lidhur me postimin e Hotit ka reaguar edhe vetë Kurti.

Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë.

Por Kurti të dielën pati një kërkesë për hetuesinë kosovare. Ai kërkoi që Hoti të lirohet dhe festën e fund vitit ta presë pranë familjes së tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close