fbpx
Lajme

Qosja: Ramushi është i njohur për sjellje të kujdesshme, por edhe për sjellje të ashpër

Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës. Ai në ditarin e tij kishte shkruar edhe për Ramush Haradinajn.

Me datë 1 korrik 2001 ai kishte shkruar në ditarin e tij se;

E diel.
Për mua si e diela, si e shtuna, si e mërkura e si e hëna: vetëm punë.
Punoj shumëçka, nga pak, dhe punoj kështu shumëçka nga pak sepse ende nuk jam çliruar plotësisht prej punës politike me shumicë. Lexoj, rilexoj, marr shënime, shkruar, ç’shkruaj, ndre e prish.
Më thërret, me telefon, Ramush Haradinaj:
– Desha me të dëgjue e me të urue pushim të mirë se tash jemi para pushimeve, – thotë. – Dëshiroj të dakohemi ndoj ditë e të bisedojmë, – thotë.
– Po more, kur të duash, Ramush. Të faleminderit për urimin!
Mendoj: pse më thirri Ramushi? Pse? Eshtë hera e parë që më therrët. Kjo mirësjellje e tij ndaj meje besoj nuk është kujdes i të riut ndaj të moshuarit sa është parathënie e ndonjë propozimi që do të më bëjë ndonjë ditë. Ramush Haradinaj është i njohur për sjellje të kujdesshme, të butë dhe për sjellje të ashpër – varet çka meriton kush apo çka i leverdis vetë atij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close