fbpx
Lajme

Presidenti Thaçi suksesshëm po i rrënon raportet me aleatin kryesor të Kosovës, Britaninë e Madhe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur që të mbajë inat ndaj ambasadorit britanik, Ruairi O‘Connell, duke i rrënuar dukshëm raportet me aleatin e madh të Kosovës, Britaninë e Madhe. Madje, se raportet mes Presidentit e ambasadorit janë ftohur, u pa edhe në takimin që patën Presidenti dhe kryeministri me ambasadorët e shteteve të NATO-s.

Teksa kreu i shtetit fillon t’ua zgjasë dorën të gjithë ambasadorëve, një gjë të ngjashme e bën edhe me ambasadorin britanik, por me këtë të fundit nuk e vazhdon përshëndetjen, siç bën me të pranishmit e tjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së fundmi ka nisur një ofensivë ndaj miqve ndërkombëtarë për qasjen e tyre karshi Kosovës. Por prishja e raporteve mes Thaçit e O’Connell-it ndodhi gjatë një konference kur Thaçi kritikoi ashpër ndërkombëtarët për Gjykatën Speciale.

O’Connell zgjodhi që të mos vazhdojë t’i dëgjonte sulmet e Presidentit duke u larguar në këtë mënyrë nga salla ku mbahej konferenca e ku Presidenti vazhdonte të lëshonte një sërë akuzash ndaj ndërkombëtarëve.

Thaçi nuk ndaloi me kaq. Ai duke e komentuar largimin e ambasadorit britanik nga konferenca, tha se sjellja e tij ishte fëmijërore, frustruese dhe jodiplomatike.

“Të them të drejtën, as që e kam vërejtur që ka qenë brenda ose që ka dalë jashtë, nëse ka dalë për punë të veta, është vendimi dhe çështje e tij, nëse ka dalë si rezultat i pakënaqësive në debat, atëherë është sjellje frustruese, fëmijërore, aspak diplomatike”, kishte thënë Thaçi.

Sulmet e tilla ndaj faktorit ndërkombëtar Presidenti i vazhdoi edhe dje.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close