fbpx
Lajme

Autoblindat e testuara dhe paralajmëruara nga Kadri Veseli vijnë në Kosovë, 25 humvee kishin ardhur në 2018

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u pajisur me autoblinda të tipit Armored Security Vehicle (ASV), prodhim amerikan.

FSK do të pajiset me rreth 50 autoblinda të tilla.

Disa prej këtyre autoblindave tashmë kanë ardhur në Kosovë e të tjerat vijnë në ditët në vijim. Në vitin 2018, Kryetari i atëhershëm i Kuvendit z. Kadri Veseli kishte vizituar kampin e ushtrisë amerikane në IOWA ku kishte treguar se në faza të ndryshme Ushtria e Kosovës do të pajiset me mjete të ndryshme ushtarake.

Në vitin 2018 Kosova u pajisë me 25 automjete ushtarake amerikane “humvee”.mjetet ushtarake amerikane ka arritur në Kosovë për FSK-në.
Foto 2018

Në vitin 2018 ishte raportuar nga mediat se “Veseli teston pajisjet ushtarake amerikane që do ti dhurohen Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli po qëndron në një bazë ushtarake amerikane ku po sheh nga afër pajisjet ushtarake që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ia dhurojnë Ushtrisë së Kosovës gjatë fazës tranzitore”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close