fbpx
Lajme

Kurti thotë se ndryshimi po hasë në rezistencë: Kemi arritur ta bëjmë më të mirën

Kryeministri Albin Kurti me anëtarë të partisë prapa vetes doli në një konferencë për media me rastin e shënimit të 17-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj partie dhe shefi i Qeverisë, tha se “një 17-vjeçar i jashtëzakonshëm ka ndodhur”, ndërsa kujtoi se “edhe 16-vjetorin e patëm festuar në qeverisje”.

Ai tha se “janë duke lëvizur gjërat për të mirë e përpara”. Për një vit qeverisje, Kurti iu tha bashkëpartiakëve tha se “kemi arritur ta bëjmë më të mirën”, raporton Gazeta Express.

“Të jeni të sigurtë që jemi në rrugë të drejtë duke e bërë atë që është më e duhura”, tha ai.

Kryeministri tha se këtë vit kanë nisur ndryshime që “e bëjnë qartazi prerjen me të kaluarën”.

“Natyrisht se kemi qenë të vetëdijshëm se ky ndryshim do të hasë në rezistencë nga ata që e kanë keqpërdorur shtetin dikur, por nuk jemi ndalur e as nuk do të ndalemi”, tha ai.

Ndër tjerash, Kurti u shprehu bindjen se “besimi qytetar do të na përcjellë edhe më tutje”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close