fbpx
Lajme

Lajmi i fundit: Katalonja e shpall pavarësinë, pritet reagimi i Spanjës

Katalonja sapo e ka shpallur pavarësinë nga Spanja, e cila po përgatitet që të imponojë sundimin e saj direkt mbi këtë rajon.

Ndërkohë pritet edhe votimi në Senatin e Spanjës që do të lejojë suspendimin e autonomisë së Katalonjës.

AMP:

Votimi në Parlamentin e Katalonjës vjen pas dy javë negociatash të tensionuara ndërmjet Madridit dhe Barcelonës.

Pro vendimit për shpalljen e pavarësisë kanë votuar 70 deputetë, 10 kundër dhe 2 kanë abstenuar.

Pas aktit të shpalljes kanë shpërthyer duartrokitjet dhe përqafimet ndërmjet deputetëve, ndërkohë që ata të opozitës e kanë lëshuar sallën në shenjë proteste.

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close