Agim Veliu përmendet në konferencën e Vuçiq: Ai mori vendim për t’ua hequr serbëve tabelat KS
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në konferencën për media në Beograd që e ka mbajtur pas takimit të 18 gushtit në Bruksel dhe pasi ka takuar katër kryetarët e komunave me shumicë serbe të Kosovës ka folur për targat duke thënë se ka kërkuar që ato të lejohen edhe më tej për serbët e Kosovës.
Vuçiq tutje e ka nxjerrë para gazetarëve vendimin e ish-Ministrit Agim Veliu për shfuqizimin e tabelave KS që sipas Vuçiq janë të pranueshme për serbët pasi ato janë në përputhje me rezolutën 1244 dhe janë lëshuar nga UNMIK’u, përcjell Gazeta Express.
“Ata shfuqizuan tabelat KS në mënyrë të paligjshme në 2020”, tha ai.
Vuçiq ka thënë se për serbët janë të papranueshme targat RKS pasi sipas tij lidershipi kosovar po synon të çrrënjosë gjithkca të shtetit serb në Kosovë.