Zëvëndës ministri i Qeverisë Kurti: Jemi duke bërë maksimumin për furnizim me rrymë
Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj ka vizituar sot Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK), saktësisht termocentralin “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq.
Arifaj tha se Qeveria Kurti është e përkushtuar në përmirsimin e situatës me energji elektrike në vend.
Ai po ashtu ka thënë se qeveria është duke bërë maksimumin për t’i furnizuar qytetarët rregullisht me rrymë.
“Zv. Ministri Arifaj ka takuar menaxhmentin e TC “Kosova A dhe “Kosova B” me ç’rast është interesuar për punën e blloqeve si dhe për ecurinë e remontit të këtyre blloqeve.
Arifaj tha se si ndërmarrja kryesore energjetike në vend KEK bart peshën e furnizimit me energji elektrike andaj ne si Qeveri jemi të përkushtuar në përmirësimin e situatës energjetike në vend dhe jemi duke bërë maksimumin për furnizim të rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.