fbpx
Lajme

Berisha: Kurti ndaj shqiptarëve u soll si regiimi i Millosheviçit, me masa të dhunshme

Shkruan: Kimete Berisha

Këto janë masa të dhunshme!

Masat e dhunshme brina s’kanë:

,Nëse s’bën qysh them unë dhe nëse nuk më nënshtrohesh mua – të dehumanizoj’!

Lërë që Albin Kurti nuk i rritë rrogat, por ta ndalon edhe të kërkosh mirëqenie dhe rrogë pak më të madhe.

Nëse kërkon rritje të rrogës, ta ndalon rrogën krejt.

Ky është spastrim etnik.

T’i rritë çmimet, nuk ta rritë rrogën,

ta ndalon rrogën nëse proteston;

ta shtrenjton rrymën – të lë në terr;

kur ndalet rryma- nuk punon as telefoni.

Terr i plotë informativ.

Ta bën punët me dal me humb!

Qeveria Kurti është qeveri e krimit, antinjerëzore, dhe antihumane.

Është totalisht antishqiptare.

Sot kur Albin Kurti serbëve iu drejtua në gjuhën e tyre dhe i ftoi të distancohen nga Millosheviçi,

….ndaj shqiptarëve u soll si regiimi i Millosheviçit, me masa të dhunshme, me kërcënim dhe me frikësim ndaj mësimdhënësve dhe ndaj personelit shëndetësor.

Pse serbëve ua paguan rrymën (nuk ua ndal rrymë asnjëherë) e shqiptarëve ua ndal rrogat për muajin që as nuk kanë protestuar?

Pse i duhet anarkia?

Pse e nxit tërbimin e shqiptarëve?

Pss e nxit luftën qytetare (ndërsa flet për bashkim me Shqipërinë).

Ikni nga Kosova, quhet ndryshe ky presion stalinist i qeverisë Kurti.

Ku me ditë çfarë projekti satanist është ky i Albin Kurtit, që ka sjell vetëm terr, mesnatë, pasiguri, mjerim, varfëri, papunësi, urrejtje, ndasi dëshpërim, eskapizëm dhe neveri!

P.S. Tash s’ka kush e ndal as zjarrin.

Edhe zjarrfikësve ua ndali rrogat!

Çohu djema shaloni atin…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close