fbpx
Lajme

Sahitaj: Kurti më kishte kërcënuar, Demaçi i tha “Albin me një plumb vraje Ademin dhe Reshatin”

Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO.

Ai për Epilogun e ka treguar një ngjarje e cila i kishte ndodhur më herët me Lëvizjen Vetëvendosje të drejtuar nga kryeministri aktual z. Albin Kurti. Ai ka treguar se si ishte kërcënuar nga Albin Kurti dhe si i kishte dalë publikisht në mbështetje Adem Demaçi.

“Në kohën kur Albin Kurti me kercënoi, Adem Demaçi erdhi në shtëpinë time dhe të nesërmen e bëmë një MANIFESTIM para Kuvendit ku Demaçi i tha Albin Kurtit “ALBIN ME NJË PLUMB VRAJE ADEM DEMAÇIN DHE RESHAT SAHITAJN DHE DIL NESËR NË OREN 10 para Kuvendit ne jemi aty”, tregon Reshat Sahitaj për Epilogun.

Poashtu, dëshmi për këtë ishte edhe një raportim i gazetës Kosova sot ku shihej baca i ndjerë – Adem Demaçi, duke u solidarizuar në shesh bashkë me Reshat Sahitajn.

Për këtë, do të publikohen edhe detaje të tjera në ndërkohë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close