fbpx
Lajme

Tentim vrasja e Vllasit, Sadri Ramabaja kishte provuar të ikë në Itali me dokumentacion të falsifikuar?

Viti 2017: Ish-kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, i cili është i dyshuar i Prokurorisë Speciale të Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë, ka provuar të ikë dje nga Kosova.

Ai është zënë në Durrës, nga policia kufitare shqiptare, e cila mësohet se ka kërkuar prej autoriteteve kosovare ndihmë për konfirmimin e identitetit të tij.

Ramabaja, siç mëson lajmi.net nga burime brenda policisë, kishte provuar që të udhëtonte me traget për në Itali.

Shokuese! Variçet do zhduken në 1 javë nëse bëni këtë çdo ditë
Ramabaja ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, që këtë të hënë, më 9 tetor, në orën 10:00, të paraqitej si i pandehur në Prokurorinë Speciale.

Lajmi.net ka kontakuar me Policinë e Kosovës, por zëdhënësi Baki Kelani nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion.

Sipas tij, duhet kërkuar zyrtarisht informacione nga Policia e Shqipërisë në mënyrë që të ketë të dhëna zyrtare.

Lajmi.net ka tentuar të flas edhe me zotin Ramabaja, por në telefon është lajmëruar bashkëshortja e tij.

“Alo, kush është… (A mund të flas me z.Ramabaja) Për momentin nuk është këtu, kush ka thirr? (jam gazetare) Nuk është njëherë këtu, më vonë të shohim. Çka t’u dashtë. (Me pyet për një çështje, me më konfirmu diçka ose jo). Thirr më vonë s’di a mundet, thirr për çdo rast më vonë, pas gjysmë ore, se unë gruaja e tij jam”, ka qenë biseda e gazetares së lajmi.net me gruan e zotit Ramabaja.

Megjithatë, pasi gjysmë ore, më askush nga familja Ramabaja nuk është përgjigjur në telefon.

Bashkë me disa figura të tjera të Vetëvendosjes, që kryesisht që kanë jetuar më parë në Zvicër, Ramabaja dyshohet se është përfshirë me organizatën terroriste “Syri i Popullit” dhe sulmuesin e Azem Vllasit, Murat Jasharin, në përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./lajmi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close