fbpx
Lajme

VV emëroi gruan e tij në bordin e Universitetit të Pejës, Pozhari godet sindikatat

Punësimet e të afërmve e ato partiake nuk po ndalen as në qeverinë Kurti2.

Emërimet që po behën në shumë institucione të Kosovës nga qeveria e re kanë shpërfaqur avazin e vjetër.

Para pak muajsh është rehatuar edhe bashkëshortja e Xhevdet Pozharit, i cili ka qenë këshilltar polik i ministrit Arben Vitia në kohën e qeverisjes LVV-LDK.

Emine Abdyli Pozhari është njëra nga tre të emëruarit e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pozitën e anëtare së Këshillit Drejtues të Universitetit Publik në Pejë “Haxhi Zeka”.

Analisti Xhevdet Pozhari ka nisur sulmet në drejtim të sindikatave duke thënë se:

Elvis Hoxha paska gabuar dhe paska kërkuar falje. Por, ky “mëkat” i tij për “gardianët e fjalës së lirë” është më i rëndë sesa:

– Fshehja e 320 mijë eurove çdo vit nga sindikata e Arsimit;

– Pasuria e madhe e numrit 2 të sindikatës;

– Deklarimet e hapura të kryesindikalistit se shkollën e ka kryer me nota të falura;

Rezultati i dobët i nxënësve;

– Punësimi me librezë partiake në institucionet arsimore;

– Zbrazja e shkollave shkaku i largimit nga Kosova, rrjedhimisht teprica e mësimdhënësve;

Krejt këto “gardianët e fjalës së lirë” i dinë. Por, heshtin!

Shkurt, këta nuk e kanë hallin e Rrahman Jashari, as te cilësia e Arsimit. Rrahmani don protagonizëm, e ata ia dhurojnë duke e keqpërdorur skajshmërisht ngaqë përputhen interesat. Pra, duan që krejt mëkatet t’i mbulojnë me një gabim të Elvis Hoxhës sepse ashtu urdhërohen nga oligarkët që kanë marrë në pronësi shumë media.

E, oligarkët hallin e kanë me Albinin. Shkurt, nuk po korruptohet. Prandaj nuk kursehet askush që është në afërsi të tij. Nuk tolerohet asnjë gabim! Prandaj mëkati i Elvisit prodhon histeri, ngaqë ai konsiderohet ma i rëndë se shkatërrimi i Arsimit gjatë këtyre dekadave të pasluftës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close