fbpx
Lajme

Rama e udhëheq Këshillin e Sigurimit të OKB-së, disa me “lugë të makiatos në gojë” e sulmojnë pa asnjë bazë

Me 20 korrik të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte alarmuar opinionin e gjerë se BE-ja duhet të shpejtojë zbatimin e Marrëveshjes Bazë, që veriu të mos bëhet Donbas (qytet në Ukrainë). Pak muaj më pas, në shtator të këtij viti ndodhi një sulm terrorist i dirigjuar nga Serbia.

Edi Rama momentalisht është duke e udhëhequr Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe pjesë e aleancës më të madhe ushtarake, NATO-s dhe normalisht është politikani i cili ka informacione më së shumti për situatën e sigurisë.

Edi Rama së fundmi e ka kritikuar edhe Bashkimin Europian për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Edi Rama e ka mbrojtur vazhdimisht luftën e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës duke e ngritur zërin ngë institucionet më të larta të Bashkimit Evropian. Ai po ashtu, edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit kishte polemizuar me Rusinë për Kosovën duke i treguar se Kosova është shtet i pavarur dhe këtu s’ka kompromis. Këto janë vetëm disa nga aktivitetet e Edi Ramës në mbrojtje të Kosovës.

Patriotët e facebook-ut, tani janë në gjah për ta gjetur një armik dhe për ta “gozhduar” me shpifje e insinuata. Me “lugë të makiatos” disa pretendojnë që e njohin gjuhën diplomatike më mirë se njeriu që është duke e drejtuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close