fbpx
Lajme

Si e kishte blerë një elefant në Tanzani për të arritur t’ua sjellë ushtarëve të UÇK-së dy snajper

Publikisht doli në vitin 1997, në varrimin e ushtarit të parë, i cili ra me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbajti një fjalim të guximshëm për atë kohë. Me të nisur lufta në Kosovë, ai ishte ndër të rrallët që solli armatim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte drejt për drejtë i kyçur në luftën e Kosovës, nga njëra anë ndihmonte rezistencën e armatosur në Kosovë dhe nga ana tjetër lëbonte për ndërhyren e forcave të NATO-s për ta ndalur gjenocidin serbë mbi shqiptarët. Si me mjete materiale e si me mjete tjera ushtarake, ai nuk u ndal së kontribuari nga SHBA-të e deri në Afrikë që t’i sjell UÇK-së pajisje ushtarake. Bëhet fjalë për shqiptaro-amerikanin, Florin Krasniqi, shkruan GazetaDemos.

Rruga e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për ta furnizuar Ushtrinë Çlirimtare me armatim nuk ishte aspak e lehtë. Nisi nga çizmet për një gjatar, e shkoi deri në 30 milionë. Shumica e transportit nga Amerika bëhej përmes Shqipërisë. Në emisionin n’Demos Krasniqi rrëfen një moment tejet të vështirë, i cili kishte ndodhur mes Njesisë Speciale “RENEA” dhe policëve të “Bajram Currit”, të udhëhequr nga Fatmir Haklaj, i cili vinte nga familja tropojane që kishte lidhje të ngushtë me kosovarët.

Njësia Speciale RENEA, Furnizimi i UÇK-së me armatim, Policët e Bajram Currit

“Njeriu duhet me qenë i përcaktuar se çfarë do të bëjë. Mua më kanë arrestuar në Rajë ku është ndalë targeti dhe na kanë dërgu deri në Bajram Curr, sepse OSBE-ja ishte në anije, në target. Na dërgojshim armatim ata na shihnin, tash Policia shqiptare u dashke me na arrestu neve dhe me iu thanë atyre se i ndalem. Kur shkojmë në degë atje, ishin ardhë Njesia Speciale nga Tirana, RENEA, na arrestuan me furgona dhe na dërguan në degë. Kur na dërgojnë në degë, delë Fatmir Haklaj ku edhe nis një fjalosje me RENEA-n, “Qysh m’i keni arrestu, këta janë patriota”, dashtën me u vra ndërmjet veti. I thash “ngadalë, ngadalë, kërkush s’na ka arrestu, as s’na ka prek me dorë, pritni deri në mbramje, dashten me u vra Policët e Bajram Currit me RENEA-n në degë”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se kjo përleshjë mes tyre ndodhi se RENEA kishte ardhë me maska, pasi që shteti i kishte dërguar ta ndalnin armatimin, si pasojë e presionit ndërkombëtar, ndërsa policët e Bajram Currit ishin njerëzit me lidhje famijare që ishin në dispozicion të UÇK-së, që kërkonin të vinin të luftonin në Kosovë.

Burri nga Juniku, i cili solli armën e parë nga Amerika për UÇK-në

Florini n’Demos tregoi se kush ishte njeriu i parë në Amerikë që i mësoi se si t’i nisnin armët për UÇK-në nga Amerika.

“Çështja e armatimit nga Amerika… armën e parë që e ka pru ka qenë një njeri nga Juniku, një burrë në moshë, djali i tij ka punuar në aeroport dhe na ka mësu se si me pru armatim. Ajo ka qenë një rrugë e vogël për me pru armatim, derisa ne kemi filluar me pru armatim me kontinjera e derisa kemi pru edhe aeroplana me armatim, por ai ka qenë njeriu i parë qe e ka hap rrugën”.

Si ia shpëtoi elefanti, i cili ishte blerë me një shumë marramendëse, armatimin që e kishte nisur për UÇK-në, Florin Krasniqi

“Ne kemi kriju shoqatën e gjuetarëve në Amerikë, na i kanë nxanë njerzitë në Milano, në Zvicërr, i kanë pengu…bile, mua kur ma kanë nxanë armatimin në Zvicërr i kam bo dokumentet që jemi duke shkuar në Tanzani, “Na duhet me shku në Shqipëri, qe ku e kemi rezervimin”, e kështu…”, u kishte thënë Krasniqi doganjerëve.

Por, për të shkuar në Tanzani, përveç rezervimit të udhtimit është dashur të blihet edhe një elefant, krejt kjo manovër me blerjen e elefantit është bërë me një qëllim. Qëllimi ishte i thjeshtë- të depërtonin armët. Me një shumë që për atë kohë është goxha e lartë, Krasniqi bleu një elefant, sepse në këtë mënyrë do t’i shpëtonte armët që do t’i niste për në Kosovë. Sipas Krasniqit, në Tanzani është legale gjuajtja e kafshëve të cilat së shpejti do të ngordhin, por sipas tij, duhet të ushtrohet për gjuajtjen e tyre dhe të përdoreshin armë të sofistikuara, punë kjo e cila do t’i ndihmonte shumë atë kohë Krasniqit. Këto armë që ishin nisur kinse në Tanzani për gjuajtjen e elefantit, përfunduan në Shqipëri për të ardhë në Kosovë.

E kam ble unë elefantin, i kam letrat, e kam ble 11,500 dollar. E kam ble elefantin për me vra. E kam ble me para të mija, jo me të fondit. Njerzit që kanë qejf me vra shtazë të mdhaja, e bëjnë kërkesën, ata i thojnë po, është një elefant i lodhun, ka me ngordh edhe dy vjet, një vjet a një muaj, ata e dinë, janë të specializum për këtë punë, qekaq e ka çmimin dhe ti tash duhet me shku me u përgatit, me i marrë armët e me gjujtë, është sport. Unë kurrë në jetë teme nuk kam gjujtë shtazë, as lepër s’kam gjujtë, se s’jam gjuetar, por më kanë mësu njerzit e menqur, dashamirët e shqiptarëve më kanë mësu, jo shqiptarët. Më kanë thanë kur të kapin, ti duhet me thanë qështu, qështu, qështu…

Krasniqi tregoi se para kësaj manovre, ishte takuar me komandantin kryesor të aeroportit në Zvicër, i cili dhe i kishte thënë “Shko në Tanzani, shko në dreq të mallkuar, nëpër Zvicër më mos i bjerë, se s’mundke me më ndalë”.

Krasniqi shtoi se në këtë rrugëtim kishte me vete dy snajperka të kalibrit 50-tësh, rreth 18-21 kilogramësh, duke treguar qartë se në Tanzani nuk shkoi kurrë, armët që ishin nisur për gjuajtjen e elfantit, do të përfundonin në duartë e ushtarëve të UÇK-së.

Pesha më e madhe e armatimit që Florin Krasniqi kishte nisur nga Amerika në Kosovë, për UÇK-në

Pesha ka qenë 27 ton, me aeroplan, krejt aeroplani 777, plotë, i mbështjellun me rroba për ndihma. Katër kamion i kemi ngarkuar. Pothuajse shumicën e këtij armatimi na kanë dhanë miqtë tanë. Miqtë tanë kanë dashtë me gjetë mënyrën për me fitu luftën“, tha ai.

Për ta furnizuar Kosovën me armatin, Krasniqi shkoi edhe në Pakistan, por si shkoi ky rrugëtim, Florini zbulon detaje rrënqethëse të cilat mund t’i dëgjoni këtu:

https://www.facebook.com/watch/?v=654538942752266

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close