“Iniciativa për pajtimin e gjaqeve filloi nga shtëpia e Adem Grabovcit, Qosja propozoi Çetën”
Njëri nga veprimtarët e LPK-së z. Metush Zenuni ka shkruar një përmbledhje bazuar në intervistat e Anton Çetës, Ibrahim Dreshajt, Skender Berishës e Myrvete Dreshajt rreth aksionit të pajtimit të gjaqeve.
“Nismëtarët e parë të pajtimit të gjaqeve kanë qenë veprimtarët e LPRK-së: Adem Grabovci, Hava Shala, Ibrahim Dreshaj, Lulëzim Etemaj, Myrvete Dreshaj etj, të cilët kanë filluar aksionin e pajtimit të gjaqeve nga shtëpia e Adem Grabovcit. dhe pastaj aksioni u shtri në gjithë rajonet e Kosovës. Në këtë lëvizje sa fisnike aq edhe të nevojshme për aktualitetin e kohës, kontributin e tyre të madh në terren e dhanë edhe aktivistët e LPRK-së si: Xhemajl Fetahaj, Rexhep Kelmendi, Lulzim Etemaj, Nurije Zekaj, Ramë Buja, Akile Dedinca, Naser Veliu, Ibish Neziri, Have Shala, Jashar Salihu, Serbeze Vokshi, Brahim Dreshaj, Flamur Gashi, Bajram Kurti, Nasim Haradinaj, Teuta Zymberi”, tregon autori në librin e tij.
Më tutje “Veprimtari Nasim Haradinaj thotë se demonstratat e nëntorit – dhjetorit 1989 dhe janar shkurtit 1990, ishin vrarë 28 demonstrues prandaj qëllimi ynë fillestar ishte që të pajtohen aq gjaqe sa janë vrarë demonstrues nga pushtuesi serb. Ai thotë se fillimisht një delegacion i studentëve i përbërë nga Have Shala, Myrvete Dreshaj dhe Adem Grabovci, kanë biseduar me profesor Rexhep Qosjen, por ai e ka propozuar profesor Anton Çetën, ndërsa Antoni e ka propozuar edhe profesor Zekeria Canën…”