fbpx
Lajme

Merovci: Serbët në Rambuje i thanë Thaçit “ty duhet me ta q* nanën”, Thaçi u hallakat

Bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit Rugova, z. Adnan Merovci, në dokumentarin e tij për Rambujenë kishte treguar se si lideri i delegacionit kosovar z. Hashim Thaçi e kishte gjuajtur me rërë (zallë) delegacionin serb, pasi këta të fundit e kishin fyer.

Detaje më të thella për këtë konflikt kishte dhënë në librin e tij “Kështjella e mos (marrëveshjes). Adnan Merovci në ditarin e tij, po atë ditë, kishte shkruar se;

Duke u kthyer në Kështjellë, nga shëtitja me Thaçin, u dëgjua një zë: “Zdravo Taci, vama treba jebati mamu” (Përshëndetje Thaçi, juve duhet me ua qi nanën). Thaçi u ndalë dhe pamë në terracë, sipër nesh, 2-3 serbë që na e “rrafshuan”. Duke mos dashur ta përfshij Thaçin në këtë konflikt dhe duke e ditur se ai nuk i kuptoi se çka thanë, ua ktheva: “Vi ste veç jebani” (Ju veç jeni të qimë). Thaçi më pyeti se çka po thojnë, sepse ata vazhduan të flasin. Duke më parë mua që më humbi çehrja, mori një grusht rërë në tokë dhe i gjuajti në terracë lart. Me të parë serbët se Thaçi u hallakat, ikën brenda, duke e ditur se ne nuk i njohëm dhe nuk do të arrijmë t’i identifikojmë. Qetësova Thaçi, dhe kur e binda se serbëve ua ktheva përgjigjen, u qetësua dhe hymë brenda. Thaçi ishte i tëri i sarakuqur nga ajo që i ndodhi jashtë me serbët.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close