fbpx
Lajme

Sondazhi i fundit: VV 33%, LDK 25%, PDK 20%

Rritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun tashmë ka marrë përmasa ‘të frikshme’ bazuar në sondazhin e fundit që e ka parë gazeta Nacionale. Sa saktësisht është rritja dhe çka do të thotë kjo? 

Se LDK-ja po rritet në sondazhe me një ritëm të shpejtë kjo veçse dihej. Në sondazhet e publikuara nga Nacionale për muajin shtator të këtij viti, kjo parti politike kishte shkuar në 22.3% megjithëse i kishte pasur vetëm 12.7 për qind në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021. 

Por, në sondazhet që i ka parë Nacionale nga një kompani e marrëdhënieve me publikun e të cilat janë publikuar gjatë ditës së djeshme, del se rritja e kësaj partie është e paparashikueshme.

“Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diele, për cilën parti politike do të votonit?” – ishte pyetja e shtruar në këtë matje të opinionit publik. 

Por, cilat ishin përqindjet e partive? 

25.6 për qind 

LDK në bazë të këtij sondazhi do t’i merrte hiç më pak se 25.6 për qind të votave. Ky rezultat është më i mirë madje edhe se zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 kur garonin me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre kur i kishin marrë 24.5 për qind.

Kjo nënkupton se vetëm për një periudhë të shkurtër kohore (më pak se dy muaj) LDK është rritur mbi 3 për qind (3.2 për qind). 

Në kurriz të kujt u rrit LDK-ja?

Rritja e sondazhit të shtatorit për LDK-në ishte bërë në kurriz të Lëvizjes Vetëvendosje që kishte humbur ndjeshëm mbështetjen që e kishte pasur në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Por, edhe rritja aktuale del të jetë bërë në kurriz të partisë në pushtet. 

Vetëvendosje ka marrë në zgjedhjet e vitit të kaluar 50.2 për qind të votave, ndërkohë që në shtator u evidentua humbja e një pjese të madhe të elektoratit pasi kishte rënë në 37.3 për qind. 

Por, duket se partia e drejtuar nga Albin Kurti ka vazhduar të bie pasi në sondazhin të cilin e ndan me lexuesit e saj Nacionalja i ka vetëm 33.9 për qind, në një rënie të frikshme popullariteti.

Nëse distanca mes VV-së dhe LDK-së në zgjedhjet e 2021-s ishte 37.5%, tashmë kjo distancë është ulur në vetëm 8.3 për qind të votave në atë që duhet të përbëjë numrin më shqetësues për kryeministrin Kurti dhe partinë e tij. 

Partitë tjera? 

PDK dhe AAK kanë mbetur pak a shumë në po ato shifra edhe ku ishin. Lista Guxo e udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci përsëri mbetet shumë shumë larg pragut me vetëm 1.3 për qind. 

Ndërkohë, përkundër aktiviteteve të shumta dhe kontributit të madh në sferën publike, PSD del se do të merrte rezultat tepër të dobët. 

9.3% e qytetarëve të anketuar janë shprehur “I/e pavendosur”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close