fbpx
Lajme

Raste tronditëse, si ishte keqpërdorur uniforma dhe stema e UÇK-së për të dëmtuar UÇK-në

Fenomeni i keqpërdorimit të uniformës dhe stemës së UÇK-së, për të dëmtuar imazhin e UÇK-së, daton nga vitet 1997/98 e tutje.

Mediumet të cilat ishin aktive gjatë luftës, përfshirë QIK-un, Bujkun e Rilindjen, kishin raportuar vazhdimisht për keqpërdorimin e uniformës dhe simboleve të UÇK-së nga ana e forcave serbe.

Po ashtu, Esat Krasniqi, një nga ish-eprorët e luftës së Koshares, i njohur me nofkën “Mjekrra”, kishte dhënë një intervistë për gazetarët Ernest Luma e Skënder Krasniqi në vitin 2001.

Ai kishte treguar si atë kohë, TMK e kishte e hasur një person, i cili kishte veshur uniformën e TMK-së, por që kishte falsifikuar gjithçka, vulat e UÇK-së, urdhrat e ndryshëm të disa komandantëve të zonave, dokumente identifikimi të UÇK-së dhe të njëjtat ua kishte shitur spekulantëve.

Po, ja, po ua jap një shembull konkret. Të gjithë jemi në dijeni se si kohë më parë, një ekip i yni i TMK-së kapi në flagrancë një person të veshur me rroba të TMK-së, pasi që kishte pasur informacione që ai po e keqpërdorte uniformën. Personi ishte nga Istogu dhe kishte rezultuar një mashtrues klasik, që nuk kishte marrë pjesë në UÇK dhe TMK, por vetëm kishte falsifikuar gjithçka, që nga vulat e UÇK-së, atë të TMK-së, urdhra të ndryshëm në emër të komandave përkatëse dhe sipas zonave ku ai kishte interes. Dua të përmend edhe një shifër, e cila për mendimin tim është shumë e konsiderueshme dhe që ndikon shumë në një ushtri, e cila sapo është ristrukturuar. Pra, ai quhej A.S nga Istogu (Burimi) dhe vetëm dokumenta identifikimi të UÇK-së kishte falsifikuar deri në 500 sosh. Këto ai i pranoi dhe deklaroi ndërkohë që në ekipin e tij kishte edhe të tjerë. Ky person ka pranuar se ka falsifikuar mbi 700 dokumente identifikimi të TMK-së dhe se të parat dhe të dytat ua ka shitur spekulantëve”, kishte treguar Esati.

Po ashtu, Qendra Informative e Kosovës (QIK), me 10 gusht 1998, duke iu referuar burimeve brenda LDK-së, e kishte denoncuar publikisht një rast të tillë.

Ditëve të fundit në qendër të Istogut janë vendosur katër furgona të policisë serbe me targa dhe simbole të UÇK-së, njofton Qendra Informative e Kosovës duke iu referuar burimeve të LDK-së në Istog. Në raport thuhet se kalimtarët kanë mundur të njohin policët.”

Rastet e tilla nuk i kanë denoncuar vetëm mediumet shqiptare.

Slavko Nikiq, ish kolonel i MUP-it serb, e kishte pranuar publikisht se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së kur e kishte kërkuar nevoja.

Kjo është uniforma që unë në një moment e kam veshur, sepse ashtu më lehtë kam mundur ta kryej atë që ka qenë në interes të shtetit të Serbisë dhe mbrojtjes së të dobëtit serb në Kosovë“, kishte deklaruar Slavko Nikiq për mediumin TV Happy.

Deklaratën e plotë të Slavko Nikiq e gjeni këtu:  https://www.youtube.com/watch?v=iDLFyHP6jIQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close