fbpx
Lajme

Haxhiu: Të turpshme qëndrimet e opozitës, edhe sot i vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme

Pas situatës së krijuar në veri të vendit, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se qëllimi i këtyre vendimeve është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial prandaj edhe do të duhej të kishte unifikim rreth tyre.

Sipas Haxhiut, janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare.

“Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti”, tha ajo

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close