Familjarët e deputetit të VV-së ‘kapin’ tender 4 milionësh në KEK për punë që s’janë të specializuar
‘Miqtë’ e VV-së, strukturat e degëve dhe aktivistët e partisë po vazhdojnë të shpërblehen me punësime në punë të shtetit si dhe me tenderë të ndryshëm.
Kësaj radhe dita për të përfituar nga tenderi i erdhi deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Ferizaj, Enver Halitit.
Kompania ‘’Ballkan Petrol”, në pronesi të djemeve të axhes së zoteri Haliti, është shpërblyer nga KEK-u, me një tender prej 4 milionë e 181 mijë eurove. Ky tender është për furnizim me transformatorë.
Sipas të dhënave në ARBK, në kompaninë “Ballkan Petrol”, 64 për qind të aksioneve i mbajnë Imri dhe Zenel Haliti, familjarët e afërt të deputetit Enver Haliti.
Si aktivitet primar, kjo kompani ka prodhimin e produkteve të rafinuara të naftës, ndërsa sekondare ka prodhimin e detergjentëve, prodhimin e parfumeve, plastikës, tregti me shumicë dhe pakicë si dhe disa pika karburanti.
Me 11 shkurt 2022, KEK-u ka shpërblyer ketë kompani me mbi 4 milionë euro, për funizimin me transformator 400MVA A, 24 400 kV për njësinë B1.
Kompania e afërt më deputetin e VV-së, edhe në të kaluarën kishte marrë tenderë në KEK, mirëpo tenderët ishin kryesisht me rafinimin e naftës, për të cilin aktivitet kjo kompani pretendon të jetë e specializuar.