Haliti i reagon motrës së Fatmir Haklajt: I kam dhënë 30 mijë marka për të zbuluar vrasësit e Konushevcit
Një nga historitë enigmatike kalonte ndër vite e që kishte verzione të ndryshme nga akterë të ndryshëm të kohës, ka qenë vrasja e ish-ushtarit të UÇK-së, Ilir Konushefcit.
Shumë figura brenda UÇK-së e jashtë saj kanë deklraruar se vrasësit e tij janë gjetur e që tani më dihen, mirëpo ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Xhavit Haliti në emisionin “n’Demos”, ka treguar se shumë gjëra janë munduar t’i fshehin nga kjo ngjarje.
Ai madje nuk e ka kursyer as familjen Haklaj, pasi sipas tij Zylfije Haklaj nuk ka dashur që të përmendej emri i njërit prej atyre që morën pjesë në vrasjen e Konushefcit.
“Nuk e kam besu që njerzit munden me shpif në përmasa të tilla, unë jam në politikë e di, por edhe këto veprime e fushata të cilat kanë të bëjnë me një proces gjithëmonë janë tilla, janë përpjekur që përmes meje ta nxijnë UÇK-në, ka pasur një lëvizje permanente deri vonë, në emër të hakmarrjes që unë e kam vra njërin apo tjetrin me më godit, akuza më interesante është që unë kam sabotuar armatosjen e ushtarëve të UÇK-së në Kosovë, sa i përket Ilir Konushefcit e Ahmet Krasniqit, unë i kam zbulu se kush e ka vrarë Ilir Konushefcin pasi ia kam dhënë 30 mijë marka, dhe e kam zbulu në detaje, unë e kam bërë një reagim për deklaratën e Zylfije Haklajt, pasi njëri që ka qenë në pritë nuk ka pas qefë me u përmend, të dhënat janë botuar në disa mediume, të cilat i japin emrat e njerëzve të cilët kanë zënë pritën për ta marrë armatimin dhe për të na shit prap”, ka deklaruar Haliti.