fbpx
Lajme

A e parashikoi dhe paralajmëroi Arben Ahmeti para pak muajsh dorëheqjen e Jack Smith?

Gazetari Arben Ahmeti para pak muajsh duket se e ka paralajmëruar dorëheqjen e kryprokurorit të Dhomave të Specializuara – Jack Smith. Ai në një debat të nxehtë në emisionin Politiko, kishte treguar se Prokuroria e Specializuar kishte dhe është duke dështuar në rastin kundër krerëve të UÇK-së. Pjesëmarrës në debat ishte edhe Gani Geci, Milaim Zeka dhe Blerim Gashi. Debati ishte zhvilluar me 8 shtator 2022 në Kanal10.

Arben Ahmeti tregoi se kryeprokurori Schwendiman kishte dhënë dorëheqje dhe kishte biseduar me të pas dorëheqjes. Pas kësaj ish deputeti Gani Geci i kishte thënë se këtë tjetrin Jack Smithin a mos e ka emëru Putini dhe Arben Ahmeti në mënyrë bindëse i thotë “Hajt se ki me pa, ki me pa n’fund“.

Ja pjesa e plotë e debatit:

Arben Ahmeti: Sepse këtu ke pasë UNMIK, qai UNMIK-u, qai UNMIK-u e ka rrejt Ganinë i ka thanë ka me ti zbulu qeto vrasje që t’i po mendon, po s’ja ka zbulu kurrë. I ka ardhë EULEX-i, ky i ka besu edhe EULEX-it. Edhe ata e kanë rrejt i kanë thanë që kena me ti zbulu e si kanë zbulu kurrë

Gani Geci: Unë i kam besu veç Amerikës

Arben Ahmeti: I ka ardhë Haga këtu hej e kemi pasë Hagën këtu, Tribunalin e Hagës, i ka besu edhe Tribunalit të Hagës, as ata nuk ia kanë zbulu. Sot, po i beson Gjykatës Speciale, unë e kam obligim qatyne emrave që i përmendi

Gani Geci: Dëgjom. Unë i kam besu veç Amerikës

Arben Ahmeti: I përgjigjem profesionalisht qatyne familjeve edhe ju them që asnjë prej vrasjeve që i përmendi Gania nuk janë pjesë e akuzave

Gani Geci: Jo more, po se di ti, se s’je, a je dëshmitar o burrë?

Arben Ahmeti: Jo jo

Gani Geci: Qysh po e di

Arben Ahmeti: Unë jam gazetar, unë jam gazetar, nuk jam dëshmitar, nëse ti je i mashtrum unë jam gazetar mu nuk munden me më mashtru

Gani Geci: Qysh pe din, qysh pe din ti

Arben Ahmeti: Unë jam gazetar, unë hulumtoj

Gani Geci: E zbulove prokurorin Schwendiman qeka a?

Arben Ahmeti: Po, Schwendiman nuk është ma, ka shku, ka dhanë dorëheqje. Unë kam bisedu me to masi ka dhanë dorëheqje. Edhe e di pse ka dhanë dorëheqje. Për dallim prej teje

Gani Geci: Qysh e ka emrin ky tjetri prokuror, a o amerikan? mos e ka emëru Putini

Arben Ahmeti: Cilin?

Gani Geci: Këtë tjetrin

Arben Ahmeti: Xhekun a

Gani Geci: Po, Xhek Smithin a e ka emëru Putini

Arben Ahmeti: Hajt se ki me pa, ki me pa n’fund

Gani Geci: Hej, meqë o Gjykatë Xhek Smithi o Gjykatë ruse e paska emëru Putini

Arben Ahmeti: Unë i kam pasë, unë kam pas punë me krejt prokurorët e mundshëm

Gani Geci: Gjykatë ruse, gjykatë sllave përralla janë këto

Gani Geci: Gjykata Speciale është gjykata më e fuqishme që ka ndodhë najherë

Arben Ahmeti: Pse? Cili është suksesi i saj

Gani Geci: Sepse krejt janë prokurorët edhe gjyqtarët perëndimor

Arben Ahmeti: Çfarë suksesi është, a je tu folë për këtë prokurori që s’po guxon as me i nisë gjykimet

Gani Geci: Cilën?

Arben Ahmeti: Që dy vjet

Gani Geci: Mos u ngutni, mos u ngutni

Arben Ahmeti: A e di që në 2013

Gani Geci: Sabërlia po e nxike lepurin me kerr

Arben Ahmeti: A e di ti që në 2013 prokurori Williamson ka thanë që e kemi gati aktakuzën

Gani Geci: Po çka ka rëndësi kjo bre

Arben Ahmeti: A të kujtohet? A të kujtohet?

Gani Geci: Po

Arben Ahmeti: A e di në cilin vit je?

Gani Geci: Atëherë m’akuzojshin mu e unë s’jam kanë hiç

Arben Ahmeti: Një pyetje, a e di në cilin vit je?

Gani Geci: Këta propaganduesit e famshëm

Arben Ahmeti: 9 vjet pas, 9 vjet pas, prokuroria hala se ka gati aktakuzën, hala thotë na vynë kohë. Paramendojeni

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close