fbpx
Lajme

“PRONTO”: Vëllai i shefit të asamblistëve të LVV-së në Lipjan bëhet gardian

Angazhimi në Lëvizjen Vetëvendosje i është shpërblyer edhe shefit të asamblistëve të kësaj partie në Lipjan, Alban Salihut. Kështu, pas KEK-ut, në ciklin e skandaleve të reja të punësimeve politike është “rehatuar” edhe vëllai i tij, Arianit Salihu, i cili është një prej personave të fundit që është punësuar në një institucion shtetëror.

Aktivisti i degës së LVV-së në Lipjan që në zgjedhjet e fundit kishte kandidat për kryetar, Adnan Rrustemin, i cili njihet për afërsinë me ministren Albulena Haxhiu, është rehatuar së fundmi në Shërbimin Korrektues, që është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, raporton Demokracia.com.

Arianit Salihu figuron i pari në listën e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si i punësuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSherbimiKorrektuesiKosoves%2Fposts%2F1188930625216020&show_text=true&width=500

Demokracia.com merr vesh se ai është vëllai i Alban Salihut, shefit të asamblistëve të LVV-së në Lipjan.

Arianit Salihu me t’u punësuar, siç duket ka mbyllur të gjitha llogaritë e tij në rrjete sociale, për shkak të raportimeve të mediave lidhur me punësimet e shumta të LVV-së ditëve të fundit, të cilat dikur i kritikonte shumë.

Sidoqoftë, Demokracia.com ka arritur të sigurojë disa fotografi të tij me vëllain, Albanin, ku vërehet se të dy janë përkrahës të LVV-së.

Arianiti, i cili tani ka fituar një pozitë në SHKK, shihet edhe në tubime të ndryshme të LVV-së, derisa për të treguar përkrahjen ndaj Albin Kurtit, dy vëllezërit kishin vendosur edhe një poster të madh në shtëpinë e tyre.

Vlen të përmendet se përveç Salihut, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u punësua edhe një militant tjetër i LVV-së për të cilin raportoi Demokracia.com, përkatësisht Liridon Vërbovci.

Veç kësaj, edhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës disa prej personave që u pranuan si zyrtarë korrektues janë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Prokuroria e shtetit dhe Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetimet lidhur me punësimet e fundit në KEK.

Demokracia.com të dielën ka raportuar për dhjetëra militantë të LVV-së të cilët së fundmi janë punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close