fbpx
Lajme

Kryeministri Kurti: Unë ditë e natë mendoj për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ka shumë ngarkesë me punët e mëdha, që sipas tij mendon ditë e natë për Kosovën, dhe ka thënë se superfuqitë nuk duhet ta ngarkojnë edhe me mendime se a janë të duhur emisarët e dërguar, shkruan Gazeta Metro.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen një ditë pas letrës që ia dërgoj zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, ku i ka shprehur shqetësimet që sipas tij, Presidenti Thaçi po e informon gabim ambasadorin Grenell.

Kurti në një deklaratë për media pasi dhuroi gjak, ka thënë se mendon ditë e natë për Kosovën dhe se ka punë të mëdha për të bërë.

“Unë ditë e natë mendoj për Kosovën, për situatën pas pandemisë dhe nuk kam kohë, dëshirë, interes as mundësi të mendoj se ajanë të duhur emisarët e superfuqive, mos na ngarkoni edhe këtë sepse kam mjaftueshëm punë të mëdha të bëj.”, tha ai, përcjell Gazeta Metro.

Ndër të tjera, ai ka thënë se nuk është ankuar për ambasadorin Grenell, por se dikush po e informon atë gabim për pikëpamjet e tij.

“Unë nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Grenell, por kam shprehur pikëpamjet e mia mbi këtë dialog se si duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Në veçanti për shkak se ka kaq shumë keqinformim për qeverinë tonë dhe për mua jo vetëm si kryeministër, por edhe si politikan në përgjithësi, se çfarë bëj dhe çfarë them kam shprehur qëndrimet e mia. Nuk janë letra lobuese, janë letra zyrtare që i dërgon kryeministri i një shteti krerëve të një shteti tjetër”.

Sa i përket SHBA’së apo vet emisarit Grenell, deri tash nuk ka pasur ndonjë reagim duke marrë parasysh se reagimet e tyre ndaj Kurtit kohëve të fundit kanë qenë jo të pakta./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close