Lajme
Prizren, i vuri flakën veturës pasi shkaktoi vetë-aksident
Dje në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, dy meshkuj kanë shkaktuar vetë-aksident, por më pas njëri prej tyre i ka vënë flakën qëllimisht veturës.
Zjarrëfikësit kanë dalur për ta shuar zjarrin, ndërsa policia po merret me rastin, transmeton Express.
Njoftimi i policisë:
04.11.2017-04:20. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që kishin shkaktuar vetë-aksident trafiku, njëri nga prej tyre qëllimisht i kishte vënë zjarrin veturës. Zjarrfikësit kanë dalur në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.