fbpx
Lajme

LDK afër konkretizimit të koalicionit me AKR-në në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës në Vushtrri është afër një marrëveshje me Aleancën Kosova e Re në këtë qytete për mbështetje në balotazhin e 19 nëntorit, kundër Partisë Demokratiket të Kosovës që dje arriti koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve në Vushtrri gara do të zhvillohet në mes të Ferit Idrizit të PDK-së dhe Xhafer Tahirit të LDK-së.

Lajmin për Klan Kosovën dhe koalicionin e mundshëm në mes të LDK-së e AKR-së e ka konfirmuar Nasuf Aliu, që në raundin e parë të zgjedhjeve ishte konditat i AKR-së për kryetar.

“Marrëveshje ende nuk kemi arritur, por mund të them që jemi afër një marrëveshje”, ka thënë ai për Klanin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close