fbpx
Lajme

Koalicione joparimore për balotazhin e 19 nëntorit

Partitë politike që pritet të garojnë në balotazh për zgjedhjet lokale me datë 19 nëntor, kanë nisur të zhvillojnë takime e bisedime për mundësinë e lidhjes së koalicioneve.

Drejtuesit e partive politike thonë se ende nuk ka diçka konkrete rreth koalicioneve pos takimeve të zyrtarëve politikë në nivel lokal.

Mirëpo, njohësit e çështjeve politike, mendojnë se çfarëdo marrëveshje politike që mund të arrihet ndërmjet partive politike për balotazh, nuk mund të jetë e natyrshme derisa, si në nivel qendror, po ashtu edhe në atë lokal subjektet politike janë të përçara.

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, tha se partitë politike, mund i bëjnë koalicionet zgjedhore për çështje të interesit politik dhe shtrirje të ndikimit.

“Partitë politike për aq sa munden, shpeshherë edhe në kundërshtim edhe me vullnetin dhe orientimin e qytetarit për t’i dhënë dikujt votën, ato bëjë koalicione me tjetërkënd dhe i bëjnë për interesa politike të subjektit dhe për pushtet politik. Kjo shpesh shkakton pakënaqësi te një spektër i caktuar i elektoratit dhe duhet marrë me rezerva se jo gjithëherë këto koalicione mund të shprehin vullnetin e qytetarit”, thotë Baraliu.

Në politikë ka interes dhe secila parti politike, shton Baraliu, përpiqet që të ketë sa më shumë pushtet në mënyrë që edhe ndikimi i atij subjekti të jetë sa më i madh.

“Edhe në mënyrë formale dhe joformale, edhe në mes të atyre subjekteve që akuzojnë njëra-tjetrën edhe në nivel qendror po edhe lokal për gabimet që kanë bërë, tashmë interesi i shtyn për koalicione dhe ta fitojnë mandatin ekzekutiv në një komunë ose në një tjetër”, thekson Baraliu.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close