Kajtazi: Përmendorja e Kurtit duhet të vendoset në vend të Bill Clintonit, s’kemi nevojë për Amerikën
Gazetari Vehbi Kajtazi është tallur me veprimin e një qytetari nga Podujeva për ngritjen e një përmendore për kryeministrin Albin Kurti.
Duke ironizuar, ai ka shkruar se vendi ku pritet të përurohet sot kjo përmendore nuk është i denjë për kryeministrin. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo përmendore duhet të ndërtohet në Prishtinë, në bulevardin “Bill Clinton”.
“Vendi i percaktuar per permendoren e liderit nuk eshte i duhuri. Duhet te vendoset ne vend te Bill Clintonit. Ajo e Billit duhet te rrenohet. Ne nuk kemi nevoje per Ameriken. E kemi Kurtin. Perndryshe, vetem Enver Hoxha ka pasur permendore per te gjalle te tij. Xhelali nderkohe duhet t’i arrestoje te gjitha sorrat. Nuk duhet lejuar glacitja vend e pa vend”, ka shkruar Kajtazi.