Gërvalla nuk e pret në takim burrin e presidentes Osmani, dalin e-mailat
Prishja e raporteve të presidentes Vjosa Osmani me kryediplomaten Donika Gërvalla duket se ka prekur edhe bashkëshortin e shefes së shtetit, Prindon Sadriu, i cili mban pozitën Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në MPJD.
Ky i fundit me muaj është duke pritur për një takim njoftues me ministren Gërvalla.
Nga muaji janar, shefja e diplomacisë është duke e refuzuar takimin e bashkëshortin e presidentes.
Portali Demokracia.com ka siguruar korrespodenca zyrtare të Sadriut dhe kabinetit të Gërvallës.
Aty dëshmohet se si janë injoruar kërkesat e Prindon Sadriu.
Më 11 janar, Sadriu kishte kërkuar përmes një e-maili takim njoftues me ministren. Pas dy javës kabineti i Gërvallës ia kishte konfirmuar takimin, por, në shkurt kabineti e kishte njoftuar Sadriun se takimi është anuluar për shkak të një udhëtimi të ministres Gërvalla.
Zotriu i parë nuk ishte dorëzuar në kërkesën e tij. Ai e kishte përsëritur atë në muajin mars, por duket se ende nuk ka arritur ta realizojë atë.