fbpx
Lajme

Në një anketë publike, Artan Behrami del bindshëm kandidati më i preferuar në Mitrovicë, lë pas Faton Pecin, Agim Bahtirin e Armend Mujën

Gazetari Berat Buzhala në një anketë publike, ka publikuar emrat e kandidatëve për deputet të cilët vijnë nga qyteti i Mitrovicës dhe ka pyetur qytetarët se cilët nga ta do t’i votonit në zgjedhjet.

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, doli bindshëm i pari. Pavarësisht se në mesin e kandidatëve ishte edhe Faton Peci, Armend Muja e Agim Bahtiri, në fund Artan Behrami, në këtë anketë publike, mori vota sa të gjithë kandidatët për deputet të VV-së, së bashku.

1400 qytetarë zgjodhën atë, duke krijuar një epërsi prej 600 votash me kandidatën e dytë e cila është Valdete Idrizi, po ashtu kandidate nga PDK-ja.

Gjykata Speciale së fundmi e ka bërë pjesë të aktakuzës edhe Artan Behramin. Artan Behrami ishte zë i fuqishëm në mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Ai për vite me radhë ka vazhduar dhe po vazhdon të shpërfaq padrejtësitë të cilat po ndodhin brenda procesit gjyqësor në Hagë. Një nga arsyet që Gjykata Speciale e ka shënjestruar edhe Artan Behramin është kjo. Ata nuk ndihen rehat me të në Kuvend.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close