Lajme
Haradinaj i prekur thellë nga vdekja e vajzës së Çun Lajçit, e ngushëllon aktorin
Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i prekur thellë nga humbja e jetës së Bubulina Lajçit, vajzës së aktorit Çun Lajçit.
Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Bubulinës për vdekjen e saj në moshë të re.
“Jam i prekur thellë nga humbja e një jete të re. Bubulina Çun Lajçi braktisi ëndërrat e jetës, prindërit dhe miqtë e saj”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
“Ishte fëmijë artistësh dhe vet aktore, nga e cila pritej shumë, por ajo e mbylli ciklin e jetës para kohe”, thuhet në ngushëllimin e Haradinajt.
Aktori Çun Lajçi është përkrahës i madh i kryeministrit Ramush Haradinaj.