Lajme
“Washington Post”: Thaçi i kërkon Pence anëtarësim të Kosovës në NATO
Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence që të mbështes aspiratën e Kosovës për tu bërë anëtare e plotë e NATO-s.
“Washtingon Post” shkruan se Thaçi i ka thënë Pence që do të vazhdojnë luftën e pakompromis kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, transmeton Zeri.info.
“Partneriteti me Amerikën është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euroatlantike”, ka thënë Thaçi.